6 arsye pse duhet të blini Instax Mini Liplay
1 - Nuk është thjesht një kamerë, është printer gjithashtu.
Ky është produkti ynë i parë hibrid. Një aparat hibrid i cili printon fotot e shkrepura nga aparati, por edhe printer i cili printon fotot e shkrepura nga smartphone.
2 - Është aparati ynë më i vogël.
Përmasat e tij 82.5 mm × 122.9 mm × 36.7 mm , e bëjnë Instax mini liplay aparatin më të vogël . Është aq i vogël sa mund ta mbash në cep. Por kjo nuk është e gjitha, pasi me 4 ngjyrat e tija super stylish dhe me ekranin LCD është zgjedhja perfekte për tëapasionuarit pas kamerave dhe jo vetëm.
3 - Printon foto … me zë.
Një super veçori kjo të cilën e dashurojmë me të vërtetë te aparati instax mini liplay.
Në pjesën e përparme të aparatit ka një buton ‘‘ sound ’’ e cila rregjistron dhe e vendos zërin në fotot nëpërmjet QR CODE .
Më pas miqtë e tu apo edhe vetë ju në një të ardhme mund të skanoni kodin dhe dëgjoni atë që keni folur.
Është super mundësi për të bërë një dedikim , një ftesë apo për të lexuar një poezi.
5 - Shkrepje remote nga smartphone.
Një tjetër super veçori të cilin e ka ky aparat është shkrepja nga smartphone. Nëpërmjet app miniliplay ju mund ta lini aparatin tuaj diku larg për të kapur një foto në grup dhe shkrepjen e kryeni nga app i shkarkuar në smartphone tuaj.
6 - Zgjidh filtrin që dëshiron.
Janë 6 efekte të ndryshme të cilat mund ti përdorni për të bërë shkrepjen e momentit: Stylish, Vivid, Fisheye, Poster, B&W and Sepia