FUJIFILM FITON 2 ÇMIME PRESTIGJOZE
TOKYO , 14 PRILL 2023 , FUJIFILM COOPERATION ( President and CEO, Representative Director: Teiichi Goto ) është mëse e lumtur të ju njoftoj se 23 nga produktet tona përfshi imazherinë dhe produktet mjekësore kanë mar çmim “Red Dot Design Award: Product Design 2023” , një çmim i cili jepet nga Design Zentrum Nordrhein Westfalen, me bazë në Essen, Gjermani, i cili vlerëson dizajnin e një produkti.
The Red Dot Design Award është një çmim shumë prestigjoz ndërkombëtar dizajni i cili operon që nga viti 1955 . Çmimi i jepet produkteve të cilat janë ekselente në funksionalitet, inovacion, kompabilitet ekologjik, egonomike dhe të forta. Është një ndër 3 çmimet më prestigjoze në botë së bashku me “iF design award” sërish në Gjermani dhe “the International Design Excellence Awards (IDEA) në SHBA .
Në zhvillimin e të gjitha produkteve dhe shërbimeve të saj, Fujifilm jo vetëm që ndjek funksionalitetin dhe performancën e produktit, por gjithashtu angazhohet në zhvillimin e dizajnit që shfrytëzon funksionalitetin dhe performancën superiore. Të 23 produktet janë vlerësar për pamjen dhe dizajnin e tyre të bukur duke arritur funksionalitet dhe performancë të jashtëzakonshme nga një panel ekspertësh të njohur ndërkombëtarisht të dizajnit. Kompania do të vazhdojë të punojë në krijimin e modeleve që jo vetëm kanë pamje të bukur, por gjithashtu reflektojnë përkushtimin për të ofruar funksion perfekt për lehtësinë e përdorimit dhe komoditetin, duke krijuar kështu vlera të reja produkti.